| |


Llojet e kredive
Banka për Biznes (BpB) në kuadër të produkteve bankare ofron kredi, letërkredi dhe garancione :
- Kredi personale
- Kredi të biznesit
Në kuadër të kredive personale bëjnë pjesë :
- Overdrafti (mbitërheqja “3 PAGA”)
- Kredi konsumuese - cash
- Kredi konsumuese me depozitë (1/1, ½
dhe 1/3)
- Kredi për financimin e shitjes (“rainbow”,
mobileve, kompjuterëve, automjeteve, teknike
e bardhe, tekstil, etj.)
- Kredi për ndërtim të shtëpive
- Kredi për renovim të shtëpive
- Kredi për blerjen e banesës, etj.
Kushtet për marrjen e kredisë personale
:
Të jetë banor i Kosovës,
Të ketë kontratë pune që i korrespondon
afatit të kredisë
Shumat mbi 5.000.-€ përveq pengut duhet të
sigurohen edhe
me dokumentacionin mbi hipotekë.
Overdrafti për persona fizik
Në kuadër të produkteve që ofron BpB, bën pjesë edhe Overdrafti. Të drejtë për t”u kualifikuar për shrytëzimin e këtij produkti kanë të gjithë klientët e bankës si persona juridik, të cilët plotësojnë kushtet në vijim:
- Të jenë rezidentë (banorë) të Kosovës,
- Te kete kontrate pune mbi 12 muaj,
- Te kete pelqimin e ndermarrjes ne te cilen punon kredikerkuesi se ndermarrja e tij nuk do ta nderroje banken derisa ai t`i permbush obligimet ndaj BpB,
- Te plotesoje dhe nenshkruaj deklaraten se overdraftin e marrur do ta kthej me kohe,
- Per shumat mbi 1.000,00 euro duhet te ofrohet kolaterali i levizshem
Kamata për persona fizik është 1 % mujore, ndërsa shpenzimet e provizionit janë 1 % të shumës së kredisë.
Overdraft-i mbetet i hapur sipas kushteve te kontrates per shfrytezimin e overdraftit.
Në kuadër të kredive për biznese bëjnë pjesë :
- Overdrafti për persona juridikë
- Linja kreditore ( kredi suazore)
- Kredi për kapital punues
- Kredi për tregti dhe shërbime
- Kredi për ndërtim të kapaciteteve prodhuese
- Kredi për agrobiznes
- Kredi biznesi me depozitë (1/1, ½ dhe 1/3)
- Kredi për automjete
- Lizing
Kushtet :
Për të shfrytëzuar këto lloje të kredive të biznesit duhet plotësuar këto kushte :
Certifikatën e regjistrimit të biznesit të lëshuar nga MTI
Qarkullimi me bankën tre muajt e fundit,
Dokumentacioni mbi kolateralin (pengun) dhe
Shumat mbi 5.000 € përveç pengut duhet të sigurohen edhe me dokumentacionin mbi hipotekë.
Overdrafti për persona juridik
Në kuadër të produkteve që ofron BpB, bën pjesë edhe Overdrafti. Të drejtë për ta shfrytëzuar këtë produkt kanë të gjithë klientët e bankës persona juridik, të cilët plotësojnë kushtet në vijim:
- Të jenë rezidentë (banorë) të Kosovës,
- Të jenë klientë të bankës sonë
- Ndërmarrjet duhet të kenë qarkullim tre muajtë e fundit përmes BpB
Personat juridik kanë të drejtë të shfrytëzojnë overdrafitin deri në vlerën e tri pagave mujore, dhe kamata për këtë periudhë është 1.3 % mujore dhe 1 % shpenzimet e menaxhimit.
Overdraft-i mbetet i hapur sipas kushteve te kontrates per shfrytezimin e overdraftit
Gjithashtu, BpB ofron edhe garancione dhe letërkredi sipas kërkesës suaj :
- Sigurim i ofertës
- Garancione me cash dhe
- Garancione me kolateral
- L/C
kthehu tek shërbimet.
|