

I nderuar klient,
Banka për Biznes – BpB në Kosovë, është vazhdimisht në rritje dhe zgjerim duke sjellë për ju produktet, shërbimet dhe teknologjinë më të re, përfshirë këtu edhe kartelën Synergy Card.
Ç’është Synergy Card ?
Synergy Card është një kartelë e lëshuar nga Banka për Biznes - BpB, për shfrytëzimin e së cilës gjithnjë do të kërkohet nga ju që të shtypni Numrin Personal Identifikues (PIN). Synergy Card, ju mund ta përdorni në të gjitha Makinat për Tërheqjen e Parave (ATM) dhe Pikave të Shitjes (POS) të BpB-së, për të kryer shërbime financiare
Si funksionon kartela Synergy Card ?
Synergy Card është e vlefshme për të gjithë personat fizik që kanë të paktën një llogari rrjedhëse në Bankën për Biznes - BpB.
Po sa ta futni Synergy Card në ATM apo POS, shtypni PIN–in tuaj dhe më pas orientoheni për shërbimin që dëshironi.
Çfarë përparësi ka kartela Synergy Card?
Banka për Biznes – BpB, u mundëson të gjithë klientëve të vet, që përmes kartelës Synergy Card të kenë qasje në llogaritë/paratë e tyre 24 orë në ditë, 7 ditë në javë në rrjetin e Makinave për Tërheqjen e Parave (ATM) dhe Pikave të Shitjes (POS).
Si të aplikoni për kartelën Synergy Card?
Aplikimi mund të bëhet në të gjitha degët dhe nëndegët e Bankës për Biznes .
Ndërrimi i kartelës Synergy Card (ri-pajisja )?
Ju mund të ri-pajiseni me kartelën Synergy Card nëse:
- Kartela juaj është e humbur/vjedhur
- Kartela juaj është dëmtuar
- Ndërrimi i të dhënave tuaja personale, etj.
Në rast të humbjes/vjedhjes së kartelës,lajmërohuni menjëherë në degën më të afërt të Bankës për Biznes, apo në numrin e tel 038 244 666-149.
Adresa:
Rr. “UÇK” nr. 41- Prishtinë
Rr. “Nëna Terezë” nr. 16- Prishtinë
Rr. “Bill Kllinton” nr. 10- Prishtinë
Rr. “Remzi Ademaj” nr. 46- Prizren
Rr. “Mbretëresha Teuta”- Pejë
Nr. |
Emërtimi i produktit |
Adresa |
Komuna |
1. |
Bankomati -I- |
Rr. “UÇK” nr. 41 |
Prishtinë |
2. |
Bankomati - II- |
Rr. “Nëna Terezë” nr. 16 |
Prishtinë |
3. |
Bankomati -III- |
Rr. “Bill Klinton” nr. 10 |
Prishtinë |
4. |
Bankomati -IV- |
Rr. Remzi Ademaj” nr. 46 |
Prizren |
5. |
Bankomati –V- |
Rr. 216/5, E/8” |
Pejë |
|
| |
 |
Vërejtje -Transaksioni i parë në bankomat për një kartelë të re duhet të jetë vendosja e PIN-it. |
1. Futet kartela në ATM.
2. Në ekran paraqitet mesazhi:
“Ju lutem zgjidhni gjuhën tuaj të preferuar:
-Shqip
-Anglisht
Ju e zgjidhni gjuhën që dëshironi.
3. Në ekran të bankomatit paraqitet mesazhi: “Ju lutem shtypni PIN-in tuaj”. Herën e parë, pasi që kartela është e re PIN-i mund të jetë “ 0000 ”.
4. Pas kësaj në ekran do të paraqiten këto opsione:
“Ndryshimi i PIN-it“
“ Bilanci “
“Tërheqje”
si në figurën e mëposhtme (kliko për të zmadhuar).

Për ta aktivizuar kartelën ju duhet ta zgjidhni “Ndryshimi i PIN-it”.
5. Në ekran do të paraqitet kërkesa: “Ju lutem shtypni PIN-in e vjetër”. Ju duhet të shtypni “0000”.
|
6. Pastaj në ekran paraqitet kërkesa “Shtypni PIN-in e ri”
Ju duhet të shtypni një PIN, numër 4 shifror që e zgjidhni vet. Në ekran përsëri kërkohet që të konfirmohet.
PIN-i i ri. Ju duhet ta shtypni përsëri për ta konfirmuar atë.
Nëse këtë e keni bërë pa gabime bankomati ju tregon se PIN-i është ndërruar me sukses dhe nxjerr një manifakturë që tregon se PIN-i është ndërruar me sukses: “PIN changed”
Pastaj bankomati ju ofron të zgjidhni nëse dëshironi të bëni transaksion tjetër. Nëse nuk dëshironi për momentin të realizoni ndonjë transaksion tjetër, e zgjidhni këtë me butonin përkatës dhe kartela do të dalë jashtë.

Me këto hapa është bërë vendosja (zgjedhja) e PIN-it për një kartelë. Dhe nga ky moment kartela ka PIN-in e ri dhe është aktive. Çdo herë që dëshirohet të bëhet transaksion në bankomat duhet të përdoret ky PIN.
--
|
kthehu tek shërbimet. |